Mançester Junaitedi ka bindur në ndeshjen e parë të sezonit në Premierligë, duke shpartalluar Uest Hamin në “Olld Traford” me rezultatin e thellë 4:0.
Figurë qendrore te “djajtë e kuq” rezultoi të jetë përforcimi i tyre më i bujshëm gjatë merkatos së verës, Romelo Lukaku, që realizoi dy gola (33’ dhe 52’), nga një në secilën pjesë.
Dy golat tjerë mbajnë firmën e Martial 87’ dhe Pogba 90’, të cilët kompletuan pokerin e skuadrë së Hoze Murinjos ndaj Uest Hamit të Slaven Biliç.
Falë kësaj fitore të thellë, Mançester Junajted kryeson renditjen falë gol-averazhit.