Andrea Doviciozo është emri që ka dominuar në Çmimin e Madh të Austrisë në kampionatin e Moto GP-së. 39 minuta e 43 sekonda e 232 të qindat ishte koha më e shpejtë e pilotit italian të skuderisë së Dukatit, me Doviciozon që la pas vetës, Mark Markezin dhe Dani Pedrosan.
Lorenco ishte i katërti në këtë garë, ndërsa përsëri jo garë e mirë për Valentino Rosin, i cili përfundoi i 8-ti.
Pavarësisht fitores së Doviciozos, klasifikimin e përgjithshëm vazhdon ta kryesojë Markezi me 174 pikë. Gara e radhës në Moto GP është ajo e Britanisë së Madhe që do të zhvillohet me 27 gusht në pistën e Silverstones.