Në prag të ndeshjes historike të Shkëndijës ndaj Milanit në kuadër të fazës “play-off” të Liga Evropa, nuk po mungojnë urimet për suksesin e deritanishëm të skuadrës tetovare, por njëkohësisht edhe motivimi nga figura të ndryshme, qoftë nga sfera e sportit, apo edhe ajo politike.
Pas Albin Kurtit, i cili ju urojë suksese të dyja skuadrave shqiptare pjesëmarrëse në këtë fazë, Shkëndijës dhe Skënderbeut, është kryetari i Lëvizjes Besa, Bilal Kasami, ai i cili i uroi shumë
“Nëse ka një emër nga Tetova që nderon të gjithë shqiptarët, pa marrë parasysh përkatësitë e tyre, ajo është KF Shkëndija. Kësaj rradhe përmasat e suksesit të Shkëndijës janë në kuadër të Liga Europa në përballjen me klubin e famshëm europian, Milanin. Vetë përballja për ne është sukses, çdo fitore e mundshme për ne do të ishte me përmasa historike. Forca SHKËNDIJA, forca BALLISTË” – thotë Bilal Kasami përmes një video postimi në fazqen zyrtare të tij në “facebook”.
Mesazh motivues i kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, drejtuar fansave të klubit futbollistik "Shkëndija".Forca Shkëndija!Suksese!
Публикувахте от Bilall Kasami в 12 август 2017 г.