Blerim Xhemaili ka qenë më i merituari për fitoren e skuadrës së tij Montreal Impakt në ndeshjen e javës së 24-të në Ligën Amerikane të Futbollit (MLS).
Futbollisti shqiptarë nga Bogovina e Tetovës realizoi dy gola në fitoren 3:0 të skuadrës së tij, duke vazhduar me formën e tij të mirë gjatë këtij sezoni.
Xhemaili golin e parë e realizoi në minutën e 69-të, kur një goditje e tij e fuqishme nga brendia e zonës përfundoi në rrjetëne vendasve, teksa golin e dytë personal e realizoi në minutën e 5-të shtesë të takimit.
Xhemaili pati gisht edhe në golin e dytë të shënuar nga ana e Piatit nga pika e bardhë, pasi pikërisht ndaj Xhemailit portieri vendas kishte shkaktuar penalti.
Falë kësaj dopiete, Xhemaili arriti në kuotën e 6 golave të shënuar gjatë këtij sezoni, ku ka zhvilluar 12 ndeshje.
Për Montreal Impakt ishte kjo fitorja e 8-të në kampionat, duke u renditur në pozitën e 7-të, me 5 pikë më pak se skuadra e pozitës së 6-të, Atlanta Junajted, pozitë kjo që siguron ndeshjet e “play-off”.