Rey Manaj karrierën e tij futbollistike me shumë gjasa do ta vazhdojë në Spanjë. Sipas mediave italiane, ai është shumë pranë transferimit te Granada në “Segunda Division”.
Drejtuesit e klubit andaluzian kanë arritur marrëveshjen me Interin që zotëron e kartonin e sulmuesit shqiptarë, për të huazuar për një sezon atë.
“Corriere Dello Sport” raporton se në marrëveshjen mes Interit dhe Granadës do të përfshihet edhe e drejta e blerjes së 20-vjeçarit nga ana e klubit spanjoll në përfundim të sezonit.
Manaj ka luajtur në dy skuadra të ndryshme në formë huazimi sezonin e kaluar, te Peskara në Serinë A dhe Pisa në Serinë B, por nuk rezultuan shumë të suksesshme, ndërsa mbetet të shohim se si do të rezultojë aventura e tij spanjolle.