Milot Rashica dhe Vitese e kanë nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri në elitën e futbollit holandez. Ata sot kanë realizuar një fitore të madhe 4:1 ndaj NAC Bredas, duke gëzuar tej mase tifozët e tyre, para së gjithash edhe me lojën që shfaqën në fushën e blertë.
Njëri ndër futbollistët më të dalluar te Vitese ishte edhe futbollisti shqiptarë nga Kosova, Milot Rashica, i cili fillimisht asistoi në golin e tretë, që më pas të realizojë edhe golin e katërt për skuadrën e tij, ku në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Brus, Linsen dhe Matavz.
Ajaksi nuk e nisi mbarë sezonin e ri, duke pësuar disfatë në transfertën ndaj Herakles (2:1), Venlo mundi me rezultatin e pastërt 3:0 Sparta Roterdamin, teksa PSV Ajndhoveni edhe përkundër disavantazhit që pati në fund shënoi fitore 3:2 në ndeshjen e parë të së shtunës ndaj AZ Alkmar.
Holandë: Eredivisie |
||
PSV | 3 – 2 | Alkmaar |
Venlo | 3 – 0 | Sparta Rotterdam |
Heracles | 2 – 1 | Ajax |
Vitesse | 4 – 1 | Breda |