Bonuçi zgjodhi №19 te Milani, mësoni gjithë numrat e futbollistëve të Milanit

Milani ka publikuar numrat e gjithë futbollistëve të saj për sezonin e ri në “Serie A”. Përforcimi më i bujshëm i “rossonerëve”, Leonardo Bonuçi zgjodhi numrin e tij të dashur, (19), me të cilin luante edhe te Juventusi.

Numri 10 do të mbahet nga Hakan Çalhanoglu, teksa Lukas Bilja një emër tjetër i madh që iu bashkua skuadrës së Milanit, në sezonin e ri do të mbaj fanellën me numër 21, që një kohë të gjatë mbante Andre Pirlo.

Rikujtojmë Milani gjatë këtij afati kalimtarë të verës transferoi plotë 10 futbollistë të rinj, duke e renditur veten në mesin e pretendentëve për titullin e kampionit, që një kohë të gjatë mungon nga vitrinat e skuadrës më të suksesshme italiane në garat evropiane.

 

Ekipi i Milanit dhe numrat e gjithë futbollistëve për sezonin 2017/2018:
2. Davide Kalabria
4. Hoze Mauri
5. Xhakomo Bonaventura
8. Suso
9. Аndre Silva
10. Hakan Çalhanoglu
11. Fabio Borini
12. Andrea Konti
13. Alesio Romanjoli
15. Gustavo Gomez
17. Kristian Zapata
18. Rikardo Montolivo
19. Leonardo Bonuçi
20. Ignasio Abate
21. Lukas Bilja
22. Mateo Musakio
23. Hose Sosa
29. Gabriel Paleta
30. Marko Storari
31. Luka Antoneli
45. Nikolo Dzanelato
46. Mateo Gabia
63. Patrik Kutrone
68. Rikardo Rrodrigez
70. Karlos Baka
73. Manuel Lokateli
75. Aleksandro Guarone
79. Frank Kesie
90. Antonio Donaruma
94. Mbaje Niang
99. Xhanluixhi Donaruma

Leave a Reply