Shkëndijës në dy vitet e fundit i mungonin rezultatet shumë pozitive në përballjet me Vardarin.
Megjithatë me Qatip Osmanin në krye Shkëndija që në ndeshjen e saj të parë ndaj rivalëve kryesor për titullin e kampionit dëshmoi forcën e vërtetë, duke i treguar skuadrës kampione se sivjet do ta ketë shumë të vështirë për ta mbrojtur titullin e fituar sezonin e kaluar.
Mirëpo se cila ishte reçeta e fitores së Shkëndijës në përballjen e sotshme, trajneri Qatip Osmani u shpreh: “Reçeta ishin ndeshjet e Liga Evropa ku treguam një seri të mirë me fitore dhe loja bindëse, ashtu që të njëjtën reçetë e përdorëm edhe sot në përballjen ndaj Vardarit”.
Rikujtojmë Shkëndija sot në Tetovë në ndeshjen e parë të sezonit të ri futbollistik 2017/2018 mundi Vardarin me rezultatin 2:0, falë golave të shënuar nga Armend Alimi dhe Stenio Zhunior, ndërsa vlen të theksoet se Shkëndija e dominoi në tërësi ndeshjen, duke krijuar një sërë rastesh para portës së skuadrës shkupjane, që në anën tjetër dërgoi vetëm një goditje brenda kuadratit të portës së ostadin Zahov.