Trepça 89’ që udhëhiqet nga strategu shkupjan Zekirja Ramadani ka fituar SuperKupën e Kosovës me stil, pasi në finalen e madhe mundi Besën e Pejës me rezultatin e thellë 5:0.
Pjesa e parë u mbyll me shifrat minimale 1:0, falë një goli të shënuar nga Çibuezen në minutën e 43-të, ndërsa në pjesën e dytë skuadra nga Mitrovica shkëlqeu duke shënuar plotë 4 gola, me autorë Idrizi, Muja, Hasani dhe Oto Xhon.
Është ky një sukses tjetër i rradhës për trajnerin shkupjan, Zekirja Ramadani, i cili në edicionin e tij të parë arriti që të sjellë titullin kampion në Mitrovicë, ndërsa tashmë triumfon edhe në SuperKupën e Kosovës.