Shkëndija e nis mbarë, mund kampionët për të marshuar drejt titullit (VIDEO)

Shkëndija e ka nisur në mënyrën më të mirën kampionatin e 26-të në elitën e futbollit vendor, duke shënuar fitore në ndeshjen e parë të sezonit të ri ndaj kampionëve në fuqi të Vardarit, shkruan “infOSport.mk”.

Një Shkëndija krejt më ndryshe me Qatip Osmanin në krye u shfaq sot ndaj Vardarit, një Shkëndijë që në asnjë moment nuk i la hapësirë kundërshtarit, që në fund të rezultojë më dy gola të shënuar që erdhën në pjesën e dytë.

Fillimisht Armend Alimi shënoi një super gol në minutën e 60-të, duke lëshuar një predhë të vërtetë në drejtim të portës kundërshtare, ndërsa nuk vonoi shumë dhe 6 minuta më pas, Stenio Zhunior realizoi edhe golin e dytë, falë një asisti të mrrekullueshëm nga ana e Ferhan Hasanit.

Ishte kjo një fitore më se e merituar e Shkëndijës, që në këtë mënyrë paralajmëron Vardarin, duke i bërë me dije se ky vit mund të jetë i ngjyrosur me ngjyrat e vërteta “kuq e zi”.

Leave a Reply