Skuadra e Rabotniçkit dhe e Renovës sot nga ora 17:00 në stadiumin e “Gjorçe Petrovit” do të përballen ndërmjet veti në xhiron e parë të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë. “Romantikët” edhe këtë kishin aventurë të shkurtër në Evropë, mirëpo tash e kanë kthyer fokusin kah kampionati.
“Përgatitje përfunduan, koha është për fillim të kampionatit. Mendoj që kemi një bilans të mirë, nga paraqitjet në Evropë. Fillimi çdo herë është i vështirë, ndërsa për skuadrën time edhe më i vështirë, pasi kemi për kundërshtarë Renovën, me Vllatko Kostovin në krye. Janë një skuadër e mirë, të cilët e dinë se çfarë duan në çdo ndeshje, ndërsa përfshihen së bashku me ne dhe ekipet e Pelisterit e Sileksit që edhe këtë sezon do të luftojnë për dalje në Evropë. Mirëpo ne jemi të përgatitur, besojë në futbollistët e mi dhe pres një paraqitje të mirë, me shpresë që në fund ne të gëzohemi”, është shprehur para ndeshjes me Renovën, trajneri i Rabotniçkit, Viktor Trenevski.