Shkupi-Akademija Pandev, Berisha: Do të japim maksimumin për tri pikë të para!

Shkupi sezonin e ri 2017/18 në elitën e futbollit vendor do ta nis si nikoqir, pasi në Çair do të pret Akademija Pandevin. “Bardheblutë” të përgatitur maksimalisht për fillimin e kampionatit, duke dashur që të nisin sezonin në mënyrën më të mirë ndaj debutuesve të kësaj kategorie.  Para takimit së nesërm mbrojtësi i Shkupit, Sedat Berisha ka dhënë opinionin e tij.

“Sa i përket fillimit të sezonit, për mua secili fillim është sfidues dhe njëkohësisht më bën ta pres me entuziazëm. Nga ndeshja e parë pres lojë të mirë dhe korrekte. Ne nuk nënvlerësojmë asnjë ekip, respektojmë edhe ekipin e Akadameija Pandev, por ne do të japim maksimumin dhe shpresojmë ta fillojmë kampionatin e ri me tre pikësh në arkën tonë. E kemi parasysh se nuk do të jetë aspak e lehtë, mirëpo shpresojmë që të shënojmë sa më herët gol, ndërsa në këtë besoj se do të na ndihmon edhe përkrahja e publikut sikurse edhe në ndeshjet e kaluara, pasi që ata janë lojtari ynë i dymbëdhjetë. Shpresojmë se me këtë grup të lojtarëve që kemi do t’ia dalim, me punë dhe angazhim e jo vetëm me fjalë, pasi secili që do të fillojë nga minuta e parë do të jep maksimumin”, është shprehur për faqën zyrtare të FC Shkupit, Sedat Berisha.

Ndeshja Shkupi – Akademija Pandev luhet të dielën në stadiumin e Çairit në Shkup me fillim në orën 17:00.

Leave a Reply