Me apo pa dëshirën e tij, Kutinjo edhe sezonin e ri 2017/18 do të mbetet te Liverpuli. Të gjithë ofertat që ishin në adresë të tij u refuzuan nga skuadra angleze, ndërsa përveç deklaratës së Jurgen Klop që dhë mbrëmë për mediat, të njejtën e kanë konfirmuar edhe drejtuesit e lartë të Liverpulit sot nëpërmjet një kumtese të lëshuar në faqën zyrtare.
“Qëndrimi zyrtar i skuadrës është se të gjitha ofertat në drejtim të Kutinjos do të refuzohen. Braziliani edhe sezonin e ri do të vesh fanellën tonë” thuhet në komunikatën e Liverpulit.
Me këtë kumtesë, drejtuesit e Liverpulit bëjnë të ditur se Kutinjo nuk shitet për asnjë çmimë. Një sinjal i qart ky për të gjithë të interesuarit për brazilianin e posaçërisht për skuadrën e Barcelonës, të cilët ishin më afër transferimit të tij.