Mesfushori spanjoll, Isko Alarkon rinovon kontratën me Real Madridin. Lajmin e kanë publikuar mediat spanjolle, duke u bazuar në shtypin e gatezës “AS” , të cilët kanë shkruar se Isko rinovon me madrilënët edhe për katër vite me opsion vazhdimi edhe për 1 vit tjetër.
Isko me kontratën e re do të përfitojë nga 6 milionë euro në sezon, ndërsa “Mbretërit” kanë “blinduar” mesfushorin me klauzolë prej 700 milionë euro. Kjo ka habitur të gjithë, pasi isko bëhët me klauzolë më të shtrenjtë të klubi “merengues”, mirëpo një fakt tjetër tregon se te Reali asnjë prej futbollistëve nuk ka klauzolë me më pak se 500 milionë euro.
Rinovimi i Iskos pritet të bëhet zyrtar ditëve në vijim nga vet klubi i Real Madridit.