Burim Kukeli edhe zyrtarisht është ndarë me skuadrën e Cyrihut, duke pranuar ofertën e Sionit. Futbollisti 33-vjeçar me origjinë nga Kosova me skuadrën e Sionit, që udhëhiqet nga ish ndihmësi i trajnerit të Kombëtares shqiptare, Paolo Tramexani ka nënshkruar kontratë dy vjeçare.
Ka qenë pikërisht kërkesa e Paolo Tramexanit vendimtare për Kukelin, që veçse në mesfushë mund të luajë edhe në qendër të mbrojtjes.
Shuma për tranferimin e tij nuk bëhet e ditur, ndërsa Cyrihu shumë shpejt ka gjetur zëvendësimin e tij, duke angazhuar futbollistin e Panathianiakosit, Rasmus Thelander.