Gjigandët turq, Fenerbahçe që javën e ardhshme do të jenë mysafir në Shkup në kuadër të ndeshjes së parë të plej of-it në Liga Evropa ndaj Vardarit, kanë nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen e kthimit që do të luhet në Stamboll me 24 gusht.
Vardari nxjerri në shitje sot biletat për ndeshjen e parë që luhet me 17 gusht, me çmime shumë të larta në dallim me ato të Stambollit. Çmimet e biletave për në “Telekom Arena” startojnë nga 2.000 denarë deri më 3.000 denarë, ndërsa ato të stadiumit “Shukru Saraçolu” nga 988 denar (15 euro) deri në 6.000 denarë (100 euro).