Qendërmbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonuçi me shumë gjasa nuk do të paraqitet në ndeshjen e së premtes kundër Shqipërisë.
Mbrojtësi iatlian nuk është stërvitur sot me grupin dhe nuk ka marrë pjesë në ndeshjen e kontrollit ku trajneri Ventura ka ideuar formacionin për ndeshjen kundër “kuqezinjëve” të De Biasit.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Ventura ka projektuar një formacion totalish sulmues me skemën 4-2-4, me katërshen e sulmit Kandreva – Beloti – Imobile – Insinje.
Rikujtojmë përveç Bonuçit te Italia për ndeshjen kundër Shqipërisë nuk do të paraqitet edhe mbrojtësi tjetër i Juventusit, Xhiorxhio Kielini.