Barcelona ka siguruar shërbimet e pasardhësit të Serhio Buskets, raporton “sport.es”. Skuadra “katalunase” ka arritur marrëveshje me 18-vjeçarin e Gimnastik, Xhosep Kavalera.
Futbollisti i talentuar spanjoll luan në të njëjtën pozitë si Serhio Busket para qendërmbrojtësve dhe stili i lojës nga ana e tij është shumë i ngjashëm me atë të futbollistit aktual të Barcelonës.
Kavaleras kontrata me skuadrën nga Taragona i skadon gjatë verës, atëherë kur edhe zyrtarisht ai pritet që të udhëtojë drejt “Kamp Nou”.
Përveç Barcelonës për shërbimet e talentit 18-vjeçar interesoheshin edhe Valencia dhe Reali i Madridit.
Pritet që sezonin e ardhshëm Kavalera ti bashkohet skuadrës së dytë të Barcelonës, përmes së cilës do të ketë rastin të shpalosë talentin e tij dhe të arrijë deri tek ekipi i parë nga “Kamp Nou”.