Muhamed Useini e bënë “sefte” me Flamurtarin

Muhamed Useini ka qenë ndër protagonistët kryesor të Flamurtarit në fitoren që skuadra vlonjate e realizoi ndaj Zajazit, skuadrës kërçovare që sezonin e ri do të garojë në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë – Perëndim.

Ish futbollisti i Shkëndijës dhe Renovës realizoi dy gola në fitoren 4:1 të skuadrës së Shpëtim Duros, teksa autorë i dy golave të tjerë ishte kroati Bushiç.

Për Flamurtarin ishte kjo ndeshja e tretë në kuadër të përgatitjeve që kjo skuadër i zhvilloi në vendin tonë, në Mavrovë. Ata fillimisht u takuan me Makedonija Gjorçe Petrovin, ndaj të cilëve shënuan fitore me rezultatin 3:2, që më pas të pësojnë një disfatë miniamle nga Gostivari.

Ekspedita e skuadrës vlonjate pas ndeshjes me Zajazin është rikthyer për në vendlindje, ku do të vijojë fazën përgatitore para startit të sezonit të ri në elitën e futbollit shqiptarë, ku pretendon të renditet në mesin e TOP 4 skuadrave më të mira.

 

Leave a Reply