Talenti nga Maqedonia, Elif Elmas sonte debutoi për gjigandët turq të Fenerbahçes. Skuadra nga Stambolli zhvilloi një ndeshje miqësore ndaj Kaljarit, ndërsa trajneri Ajkut Koçaman i dha rastin Elmasit që të paraqitet me fanellën e Fenerbahçes për herë të parë.
Reprezentuesi i Maqedonisë, u aktivizua në pjesën e dytë, ndërsa tregoi pak a shumë cilësitë e veta në minutazhën që kishte. Ashtu si nga klubi i Fenerbahçes dhe mediat turke ai u vlersua si një nga talentet e mëdhenj që ka përfituar skuadra në fjalë.
Elmas për shkak që aktualisht është në moshën 17 vjeçare, UEFA ende nuk i ka dhënë dritë jeshile për t’u aktivizuar me Fenerbahçen në ndeshje zyrtare, ndërsa e njejta pritet të ndodhë pas 6 muajve, ku më saktësisht nga muaji janar.