Mbrojtësi i majtë i Real Madridit, braziliani Marselo është bërë ikonë e “Mbretërve” vitëve të fundit. Marselo me Reali ka fituar tre tituj evropian, duke arritur kështu bashkombasin e tij Roberto Karlos, që dikur ishte pjesë e këtij ekipi.
Në konferencën për shtyp para ndeshjes së Superkupës së Evropës ndaj Mançester Junajtedit, edhe braziliani shprehi opinionin e tij për këtë ndeshje.
“Na duhej shumë punë që të arrijmë deri këtu që të fitojmë Ligën e Kampionëve dhe të vimë këtu. Kemi dëshirë të madhe ta fitojmë trofeun nesër. Emri i kundërshtarët nuk është aq i rëndësishëm edhe pse e dimë që ata janë një skuadër e madhe. Njëherë kemi luajtur kundër Mançesterit në SHBA, mirëpo ai ishte ndeshje kontrolluese, ndërsa nesër bëhet fjalë për trofe. Sigurisht ka dallim ndërmjet Realit të Zidanit dhe të Murinjos, ku ky i fundit është trajner i madh dhe luftonim për të gjithë trofetë, ndërsa e njejta është me Zidanit që tashmë luftojmë dhe i fitojmë trofetë”, ka thënë Marselo.
Real Madrid dhe Mançester Junajted për herë të fundit janë takuar para katër sezoneve në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, ku “madrilenët” eliminuan gjigandët e Anglisë.