Skuadra kampione në fuqi e Evropës, Reali i Madridit ka arritur në aeroportin “Aleksandri i Madh” në Shkup, për tu drejtuar më pas në hotelin “Aleksandar Pallas”, aty ku do të jenë të vendosur para ndeshjes së nesërme që do ta zhvillojnë ndaj Mançester Junajtedit, në kuadër të SuperKupës së Evropës.
Pjesë e “mbretërve” në këtë ndeshje do të jetë edhe Kristiano Ronaldo, i cili edhe pse vetëm ishte stërvitur vetëm dy ditë me skuadrën, kishte insistuar që të jetë pjesë e ekipit, për të luajtur ndaj ish skuadrës së tij, Mançester Junajted.
Reali i Madridit është favorit në letër në këtë ndeshje, duke dashur që të mbroj titullin e fituar edhe sezonin e kaluar kur në finale kishte mundur Seviljën.
Real Madrid's arrival in Skopje!
🛬🇲🇰👍 #RMSuperCupWe've arrived in Skopje!¡Hemos llegado a Skopie!
Публикувахте от Real Madrid C.F. в 7 август 2017 г.