UEFA dhe Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) dërguan kumtesë për t’i përkujtuar të gjithë dashamirët e futbollit të cilët kanë biletë dhe do të marrin pjesë në ndeshjen e nesërme finale të Superkupës së Evropës midis Real Madridit dhe Mançester Junajtedit në “Telekom Arena”, se do të lejohet futja e flamujve vetëm të klubeve pjesëmarrëse në Super kupë, si dhe e flamujve kombëtar të vendeve prej ku vijnë klubet (Spanja dhe Anglia).
Flamujt nuk guxojnë të jenë më të mëdhenj se një metër e 250 centimetra në pjesën tyre më të gjerë ose më të gjatë. Në të kundërt të njëjtit do të merren.
Gjithashtu, do të merren edhe flamuj të cilët bartin mesazhin me përmbajtje kërcënuese për sigurinë publike, përfaqësojnë qëndrimin e dikujt ose kanë mesazhe ofenduese ose diskriminatore.
Do të merren edhe flamujt të cilët ua pengojnë pamjen shikuesve të tjerë dhe kamerave televizive.
Njëherësh UEFA dhe FFM të gjithë shikuesve u dëshirojnë një natë të paharruar në ndeshjen e Superkupës – Shkupi 2017-të, event ky i parë kaq i rëndësishëm që do të mbahet në vendin tonë.