Konjaspor i ka shkaktuar një goditje të madhe skuadrës kampione të Beshiktashit, duke mundur këta të fundit në ndeshjen finale të Superkupës së Turqisë me rezultatin 2:1, shkruan “infOSport.mk”.
Beshiktashi ishte favorit absolut në këtë përballje, megjithatë gjërat nuk dëshmuan një gjë të tillë edhe në fushën e blertë, ku më së paku Konjaspor u tregua si një kundërshtarë i barabartë.
Abdou Razack Traore në minutën e 33-të me një super gol të shënuar me të majtën e tij kaloi në epërsi Konjasporin, skuadër kjo e cila me këtë rezultat shkoi edhe dhomat e xhveshjes.
Barazimin skuadrës kampione të Turqisë i’a solli sulmuesi Xhenk Tosun në minutën e 77-të kur mjaft mirë u gjind para mbrojtësve të skuadrës kundërshtare, teksa fitoren Konjasporit, i’a siguroi Nejc Skubiç në minutën e fundit të takimit, duke shfrytëzuar në mënyrën më të mirë dhuratën e përgatitur nga ana e portugezit, Pepe, i cili u tregua mjaft i pakujdesshëm, duke shkaktuar penalti në çastet e fundit të takimit.
Përveç portugezit Pepe, te Beshiktashi në një ndeshje zyrtare debutoi edhe sulmuesi spanjoll, Alvaro Negredo, i cili në lojë u inkuadrua në minutën e 61-të, ndërsa në minutat shtesë të takimit shumë pak mungonte që të barazonte shifrat, mirëpo goditja e tij me kokë nga afërsia u ndal nga ana e portierit të Konjaspor, Kirintili.