E bujshme, Nica transferon holandezin Snajder

Reprezerntuesi holandez, Uesli Snajder ka arritur në Nicë, për të ju nënshtruar kontrolleve mjekësore, që më pas të nënshkruajë edhe kontratën në vepër.

Mesfushori është shumë pranë transferimit te skuadra franceze që këtë vit do të luaj në Ligën e Kampionëve Evropian.

Snajder së fundmi ishte pjesë e Galatasarajit, ndërsa arsyeja e largimit të tij nga kjo skuadër ishte trajneri kroat, Igor Tudor, i cili pjesën më të madhe të ndeshjeve e mbante atë në bankinë.

33-vjeçari Snajder me Nicën pritet që të nënshkruajë kontratë dy vjeçare, ndërsa lajmi për transferimin e tij është mirëpritur nga ana e tifozëve të Nicës, të cilët e kishin pritur atë aeroport.

 

Leave a Reply