Stefan Ristovski është shumë pranë kalimit te Sportingu i Lisbonës. Një gjë të tillë e kanë bërë të ditur mediat kroate, sipas të cilave Ristovski sot ka udhëtuar drejt Lisbonës për t’i kryer testet mjekësore dhe për të firmosur me Sportingun.
Reprezentuesi i Maqedonisë supozohet se do të firmosë kontratë 5 vjeçare me skuadrën portugeze, ndërsa skuadra ku luajti dy sezonet e fundit, Rijeka nga ky transferim do të përfitojë 3.5 milionë euro.
Ristovski më herët ka luajtur për Parmën në Itali dhe Vardarin në kampionatin vendor.