Futbollisti shqiptarë me origjinë nga Maqedonia, Arijan Ademi prej nesër do ju rikthehet stërvitjeve me ekipin e tij, Dinamo Zagebin. Do të jetë kjo hera e parë pas një pushimi plotë dy vjeçar që këmba e Ademit do të shkel në një stërvitje të përbashkët me futbollistët e skuadrës së njohur kroate, drejtuesit e së cilës skuadër për asnjë moment nuk i kthyen shpinën futbollistit të tyre, duke e përkrahur dhe duke e inkurajuar atë.
Rikujtojmë Ademi ishte dënuar nga ana e UEFA-s për doping, pas një kontrolle ndaj tij pas përfundimit të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit. Ai kishte rezultuar pozitiv në anti doping, me ç’rast UEFA nuk e fali duke e dënuar atë. Mirëpo ky rast më pas kaloi në duart e Gjykatës Sportive të Arbitrazhit, e cila konfimroi se Ademi pa dije ka bërë një gjë të tillë, duke i ul dënimin atij nga katër vite, në vetëm dy vite. Tashmë Ademi 26-vjeçar është i gatshëm për të ju rikthyer zanatit të tij të vjetër – futbollit, ku shpresojmë të rikthehet edhe më fuqishëm dhe të na rikujtojë në ditët e tij më të mira.