Si çdo klub i madh, njejtë edhe gjigandët e Milanit, disa orë pas hedhjes së shortit të plej of-it në Liga Evropa kanë organizuar udhëtim për në Shkup dhe sot disa drejtues të 7 herë kampionëve të Evropës kanë arritur në kryeqytetin e Maqedonisë.
Përfaqësuesit nga “San Siro” do të vëzhgojnë stadiumin “Telekom Arena” ku me 24 gusht Milani do ta luaj ndeshjen e kthimit ndaj Shkëndijës. Ata gjithashtu do të bëjnë rezervime në hotele për skuadrën e bordin drejtues dhe sponsorët e klubit.
UEFA ndryshojë terminet e zhvillimit të ndeshjeve, me ndeshjen e parë që do të luhet në Milano me 17 gusht, ndërsa një jave më vonë do të zhvillohet ndeshja e kthimit në Shkup.