Shtëpia e Futbollit Evropian, UEFA ka dënuar sërish kampionët e Maqedonisë, Vardarin, kësaj rradhe me 22 mijë euro, për shkelje të rregullores në ndeshjen e parë të turit të tretë eliminatorë të Ligës së Kampionëve kundër Kopenhagenit të zhvilluar në “Telekom Arena” në Shkup.
Sipas rregullores së UEFA-s, Vardari është dënuar në bazë të pikave në vijim:
-
Ulje të tifozëve në shkallë që kishte penguar lëvizjen e lirë të publikut
-
Përdorim të mjeteve piroteknike
-
Shpalosjen e falmujve me qëndrime nacionaliste në tribunën jugore në bllokun numër 4 (Kryq neo nazist)
Rikujtojmë Vardari u dënua edhe më herët nga ana e UEFA-s për ndeshjen e turit të dytë eliminatorë kundër Malmes të zhvilluar në Strumicë, edhe atë me 55 mijë euro, për shkak:
-
Mjete te hedhura nga tribuna ne fushë
-
Incidentit në tribunë mes tifozëve dhe personave të rendit
-
Ulje të tifozëve në shkallë që kishte penguar lëvizjen e lirë të publikut
-
Anim jo korrekt, brohoritje kundër UEFA-s
-
Përdorim të mjeteve piroteknike
Në këtë mënyrë shuma e përgjithshme e dënimeve që Vardari do të duhet ti paguajë UEFA-s, kap shifrën e 77 000 eurove.
Lidhur me këto dënime kanë reaguar nga “KF Vardar”, duke potencuar se dënime të këtilla edhe përkundër paralajmërimeve që tifozët të jenë më të kujdesshëm, vetëm që e dëmtojnë klubin dhe të njëjtat mund të sjellin dënime edhe më të ashpra në të ardhmen nga ana e Shtëpisë së Futbollit Evropian.