Skuadra kampione e Francës, Monako do të tentojë të transferojë Aleksis Sançezin nga rradhët e Arsenalit, duke iu kundërpërgjigjur në këtë mënyrë Paris Sen Zhermenit për transferimin e bujshëm të Nejmar, i cili nga Barcelona erdhi për një shumë prej 222 milion euro.
Gjysmëfinalisti i vitit të kaluar në Ligën e Kampionëve Evropian është i gatshëm të paguajë 45 milion sterlina për Sançez, i cili ka vetëm edhe një vit kontratë me Aarsenalin.
Trajneri i “topçinjëve”, Arsen Venger vazhdon të insistojë që nuk do të ndahet me sulmuesin kilian, i cili ka vendosur të respektojë vendimin e trajnerit të tij, mirëpo edhe përkundër këtij fakti nuk mungojnë spekullimet për të ardhmen e futbollistit, i cili gjithashtu pëlqehet nga Paris Sen Zhermeni dhe Mançester Siti.