Futbollisti belg i Romës, Radja Naingolan edhe njëherë tjetër ka demonstruar qëndrimin e tij negativ ndaj Juventusit. Një gjë e tillë ndodhi pas stërvitjes së “ujqërve” në Boston.
Naingolan pas përfundimit të stërvitjes doli të ju jap autograme tifozëve të tubuar që prisnin jashtë stadiumit, ndërsa në mesin e tyre ishte edhe një tifoz i Juventusit.
Belgu refuzoi ti nënshkruajë atij fanellën e “biankonerëve”, me ç’rast mes të dyve lindi një dialog.
“Nuk ka nevojë të ketë urrejtje. Pse mos ta nënshkruash këtë fanellë? Unë e dua futbollin” – i tha fansi.
“E don futbollin, mirëpo mbështetë ekipin e gabuar. Mes tjerash Juventusi ndodhet në fushën fqinje” – iu përgjigjë, Naingolan.
“Mirëpo të gjithë futbollistët e Romës firmosën fanellën” – iu kundërpërgjigjë tifozi belgut, Naingolan.
“Unë nuk jam gjithë kushi” – vazhdoi belgu, duke shkaktuar kënaqësi në mesin e tifozëve të Romës.
Para finales së sezonit të kaluar të Ligës së Kampionëve midis Juventusit dhe Realit të Madridit, Naingolan i kishte dëshiruar “Zonjës së Vjetër” që në vend të fitojnë “tripletën” e titujve, të pësojnë tre gola nga Ronaldo.
Pas disfatës së Juventusit, belgu sërish kishte tallur kampionët në fuqi të Italisë pas atij debakli të pësuar në finalen e Kardifit.