Pas hedhjes së shortit për plej of të Liga Evropës, Shkëndija e Tetovës ka qenë në qendër të vëmendjes në të gjithë opinionin futbolldashës si në Maqedoni poashtu edhe jasht saj, për faktin se shorti për kundërshtar të “kuqezinjëve” e nxjorri gjigandin italian, Milanin.
Pasi mësuan kundërshtarin, për ueb-faqen zyrtare të klubit tetovar, kanë folur trajneri Qatip Osmani dhe mbrojtësi Ardian Cuculi.
“Edhe pse në kohën e fundit nuk janë në atë nivelin më të lartë të futbollit, por janë në ndërtimin e ekipit dhe gjithsesi është kundërshtari më i fortë që ka mundur të na bie. Por megjithatë, ne duhet të përgatitemi sa më mirë dhe sa më të gatshëm ta presim Milanin. Prezentimi jonë të jetë në një nivel të duhur, në futboll befasitë ndodhin, ashtu që ne duhet sa më mirë të përgatitemi për këtë ndeshje. Milani është milan, ne nuk duhet të dorëzohemi para kohe, na presin dy loja dhe do të mundohemi për një prezantim sa më të mirë”, tha mes tjerash trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani.