
FC Shkupi vazhdon të dëshmojë formë të mirë në kampionat, duke regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme. Kësaj radhe, ekipi i udhëhequr nga trajneri Erdem Alparslan triumfoi në transfertë ndaj AP Brera në Strumicë me rezultatin 1:2, duke shënuar kështu suksesin e katërt radhazi në ligë.
Ashtu si në ndeshjen e kaluar kundër Rabotniçkit, edhe këtë herë protagonistët kryesorë të fitores së fc Shkupit ishin Emanuel Avornyo dhe Demir Imeri. Sulmuesi ganez Avornyo zhbllokoi rezultatin në minutën e 31-të të pjesës së parë pas një asisti nga e djahta të Xhemal Ibishit.
Për Avornyon ishte ky goli i dytë në seri, apo i treti gjatë këtij kampionati, njëjtë sikurse edhe për Demir Imerin, që gjithashtu shënoi golin e dytë në seri dhe gjithsej të tretin me fanellën e FC Shkupit.
Goli i Imerit erdhi në minutën e 67-të, kur mjaft mirë përfitoi nga gabimi i njërit prej mbrojtësve vendas, që më pas të dalë edhe fitues përballë dy futbollistëve kundërshtarë dhe portierit Vrgov, duke shënuar për 2:0.
Rezultatin përfundimtarë, AP Brera 1, FC Shkupi 2, e vendosi Martin Gjorgjievski, i cili shënoi golin e katërt personal këtë edicion me fanellën e skuadrës nga Strumica, që pas 20 xhirove renditet në pozitën e 8-të me 20 pikë.
Në anën tjetër, FC Shkupi falë dy fitoreve të njëpasnjëshme në pranverë dhe dy të tjerave në fundin e stinorit vjeshtorë, tashmë numëron 28 pikë, duke u renditur në pozitën e 6-të. (infOSport.mk)