Kur kanë mbetur edhe katër ditë nga Superkupa në Shkup, Kristiano Ronaldo vazhdon ende pushimet me të dashurën e tij.
Ylli portugez është fotografuar me të dashurën e tij Georgina Rodriguez në Ibiza, me këtë të fundit që mendohet të jetë 5-muajshe shtatzënë me fëmijën e saj të parë.
Megjithatë, Ronaldo ditën e shtunë do t’i bashkohet kampionëve të Europës, por ka pak shanse të jetë në fushë ndaj Mançester Junajtedit.