Vebi Islami: I lumtur që do jem pjesë e një skuadre kampione si Struga Trim Lum

Vebi Islami është emri më i ri në rradhët e Struga Trim Lum. Talenti 18-vjeçar i cili u prezantua gjatë ditës së sotme nga ana e Drejtorit Sportiv, Besart Isaku, ka folur për faqen zyrtare të klubit strugan menjëherë pas nënshkrimit të kontratës.

“Jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e një klubi si Struga Trim Lum. Vërtetë është një privilegj i madh për mua që do të veshë fanellën e skuadrës kampione në fuqi, me të cilët shpresojmë që një gjë të tillë të përsërisim edhe këtë vit.”

“Erdha te ky klub që ka ambicie të mëdha, me qëllim që së bashku të arrijmë objektivat. Unë e di peshën e fanellës këtu, peshën e Struga Trim Lum, që dy vitet e fundit u shpall kampion në Maqedoni. Shpresoj ti sjellë fat skuadrës dhe të përsërisim një gjë të tillë edhe në fund të sezonit.”

“Rruga drejt titullit kampion do të jetë e gjatë, ndaj kërkesa ime e vetme për fansat e Struga Trim Lum, është që të na mbështesin deri në fund. Kjo është dëshira ime e vetme në këtë drejtim.”

Islami me Struga Trim vjen nga rradhët e Shkëndijës, ndërsa me ekipin strugan ka firmosur kontratë për 5 vite të plota.

Leave a Reply