Shkëndija vazhdon përgatitjet për stinorin pranveror, teksa kjo skuadër me 25 janar do të zhvendoset në Turqi, aty ku edhe do të zhvillojë fazën kryesore të përgatitjeve dhe do të testojë veten me skuadra nga Kazakistani, Ukraina dhe Austria.
Ndërkohë siç mëson “infOSport.mk”, po në Turqi skuadrës së Shkëndijës do ti bashkëngjitet edhe përforcimi më i bujshëm i kësaj merkatoje, Kristal Abazaj.
Ky i fundit vetëm dy ditë më parë doli lojtar i lirë, pasi i përfundoi kontrata me skuadrën turke të A. Keciörengücü, te e cila skuadër ishte transferuar verën e vitit që lamë pas.
Abazaj është një lojtar me shumë eksperiencë, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe në Belgjikë me Anderlehtin dhe në Kroaci me Osijekun, ndërkohë në futbollin shqiptarë, i njëjti kishte provuar veten të luaj me skuadrat më të mira, si Elbasani, Luftëtari, Skënderbeu, Kukësi dhe së fundmi Tirana.
Ndryshe, Abazaj kishte nisur me ekpin e të rinjëve të Dinamo e Tiranës, për të kaluar më pas edhe tek ekipi U19 i Partizanit.
Ai në Superligën shqiptare numëron gjithsej 150 ndeshje dhe 39 gola, derisa i njëjti 5 ndeshje kishte provuar veten të luaj edhe në Superligën turke, kur ishte pjesë e Istanbulspor.
Abazaj luan në të dy krahët e sulmit, ashtu që i njëjti pritet të jetë një super freskim për këtë repart, duke ndihmuar Besart Ibraimin dhe Fiton Ademin, që deri më tani kanë rezultuar si sulmuesit kryesor të Shkëndijës. (infOSport.mk)