Enis Buqi, i cili ishte pjesë zinxhir e përfaqësueseve të Maqedonisë nga U15 deri te U19, është gati për një sfidë të re në karrierën e tij, shkruan “infOSport.mk”.
Futbollisti që kishte nisur hapat e parë me FC Shkupin dhe që së fundmi ishte pjesë e Vëllazërimit, ka vendosur ti jap fund aventurës së tij te skuadra kërçovare. Ai pjesë e kësaj skuadre ishte për gati dy vite, ndërsa i njëjti tashmë është një futbollistë i lirë në tregun e futbollit vendor.
__________
LAJME EKSKLUZIVE NGA INFOSPORT.MK
Dëshironi të informoheni të parët me lajme ekskluzive?
Atëherë bashkohuni me grupin tonë këtu në FACEBOOK…
Ndryshe në futbollin profesionist, 20-vjeçari ka luajtur edhe me Kozhuvin, ndërsa gjithashtu ka qenë edhe pjesë e ekipit U19 të Makedonija GJ.P..
Buqi, që numëron gjithsej 20 ndeshje me ekipet përfaqësuese (U15-6 nd., U17-3, U18-6, U19-5), luan në pozitën e qendërmbrojtësit, ndërsa gjithashtu mund të luaj edhe në krahun e djathtë të mbrojtjes. (infOSport.mk)