FC Shkupi U11 përballë Fenerbahçes në turneun në Kushadasi

FC Shkupi U11 aktualisht ndodhet në Turqi, ku po merrë pjesë në turneun e 7-të tradicional në Kushadasi. Skuadra e udhëhequr nga trajneri Alisa Vishi ka zhvilluar edhe dy ndeshjet e para në kuadër të këtij turneu, ku po marrin pjesë skuadrat më të mira turke, njofton “infOSport.mk”.

Në ndeshjen e parë FC Shkupi U11 u përballë me moshatarët e Fenerbahçes. Në  një ndeshje me shumë entuziazëm dhe shumë emocione, fëmijët “bardheblu” u mundën me rezultatin 3;0, ndërsa në ndeshjen e dytë luajtën shumë më mirë, duke regjistruar fitore 2:1 ndaj skuadrës së Menemenspor.

Kështu skuadra e trajnerit Alisa Vishi mbetet në garë për vendet e para në grup dhe për të siguruar një vend për në raundin e dytë të fazës eliminuese. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply