Pelisteri gjatë ditës së sotme ka prezantuar sulmuesin e krahut të majtë, Zakhar Tarasenko. Bëhet fjalë për një futbollistë rus, 27-vjeçar, që te skuadra nga Manastiri vjen nga kampionati armen, më saktësisht nga skuadra e west Armenia.
Ndryshe gjatë karrierës së tij, përveç në vendlindjen e tij në Rusi, i njëjti kishte luajtur edhe në Ukrainë me TSK-Tavriya dhe FK Sevastopol.
Tarasenko bëhet futbollisti i dytë që përforcon rradhët e skuadrës nga Manastiri, pas japonezit Masaaki Takahara, që erdhi në formë huazimi nga rradhët e Struga Trim Lum.
Kujtojmë në sezonin e ri, Pelisteri do të udhëhiqet nga Srgjan Zaharievski. (infOSport.mk)