Pas disfatës 5:0 të Hofenhajmit ndaj Bajernit të Munihut në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Bundesligë, Andrej Kramariç kritikoi ashpër klubin e tij, duke përdorur terma vulgarë drejtpërdrejt në televizione.
Pas debaklit në pësuar mbrëmë, Hofenheajmi rrezikon seriozisht rrënien në Bundesliga II. Kjo skuadër aktualisht ndodhet në pozitën e 16-të, me vetëm 3 pikë më shumë se Hollshtajn Kill që ndodhet në pozitën e 17-të, pozitë kjo që i dërgon ata një rang garash më poshtë.
Një situatë e dëshpëruar për një klub që fitoi një vend në Ligën e Evropës sezonin e kaluar, dhe tani ka vetëm tre fitore në 17 ndeshje të zhvilluara në Bundesligë.
Në dy muajt e fundit, Hofenhajm ka fituar vetëm dy pikë në 6 ndeshje të zhvilluara, ndërsa gjithashtu brenda kësaj periudhe janë eliminuar edhe nga Kupa e Gjermanisë.
Pas gjithë kësaj situate të krijuar, e ku kulmi ndodhi mbrëmë pas disfatës 5:0 ndaj Bajernit, kroati Kramariç nuk deshi të përmbahej aspak, duke folur gjithçka para mikrofonit dhe kamerës së ESPN.
“Nuk dua të flas për lojën sepse e kisha të qartë se kjo do të ndodhte. Kjo lojë është një fotografi e të gjithë sezonit. Ky sezon është një m*t i madh, të jem i sinqertë”.
“Dhe unë jam akoma i butë, sepse nëse do të thosha të vërtetën dhe atë që mendoj për klubin, ndoshta do të merrja gjobën më të lartë në historinë e Bundesligës. Ne kemi investuar kaq shumë para për asgjë. Kjo është arsyeja pse nuk dua të flas për ndeshjen e sotme, sepse tani jemi në rrezik të rënies. Kemi lojtarë të mirë, por nuk po funksionon. Unë jam ende i butë, por mendoj se do të nxehem më shumë”.
“Faleminderit fansave që na mbështesin gjatë gjithë kohës. Ata e dinë se çfarë po ndodh… Është hera e parë në karrierën time që ndihem kështu, sepse ndjej një ëndërr të madhe në klub. Nëse askush nuk do ta ndryshojë, unë do ta ndryshoj. Sepse jemi në rrezik rënieje. Kur të filloj të flas, të gjithë do të dëgjojnë”, është shprehur kroati Kramariç, i cili te Hofenhajmi erdhi në janarin e vitit 2016 si huazim nga Lester Siti, teksa në verë të po atij viti, skuadra gjermane kishte blerë kartonin e tij të plotë, duke paguar një shumë prej 11 milionë euro.
Kramariç falë paraqitjeve të tij, shumë shpejtë morri zemrat e tifozëve të Hofenhajm, për të cilën skuadër në 308 ndeshje, ka arritur të shënojë 138 gola, duke u bërë kështu golashënuesi më i mirë në histori.