Braziliani Nejmar te skuadra e tij e re, PSZH-ja, do të luaj me №10. Një gjë e tillë u bë e ditur pas videos së publikuar nga ana e parisienëve në “Tëitter”.
Te Barcelona Nejmar mbante veshur fanellën me numrin №11, pasi №10 ishte në pronësi të Lionel Messit. Ky numër deri më tani te PSZH-ja i takonte uruguaianit, Havier Pastore.
Nejmar me transferimin te nënkampionët e Francës, u bë futbollisti më i shtrenjtë në historinë e futbollit botëror, pasi drejtuesit e PSZH-së për shërbimet e tij i paguajtën Barcelonës plotë 222 milion euro. Paga javore e brazilianit te PSZH-ja do të jetë 550 mijë euro, ndërsa kontrata e tij do të jetë për 5 vite.
“Me ardhjen e Nejmar jemi më afër realizimit të ëndërrave tona. Një gjë e tillë ndodhi edhe me përkrahjen e tifozëve tonë të flaktë” – tha presidenti i klubit parisien, Naser Al-Kelaifi.
“Jam i lumtur që do i bashkohem Paris Sen Zhermenit. Pas ardhjes sime në Evropë, ky klub është një ndër klubet më ambicioze. Sfida më e madhe, që më shtyu ti bashkohem këtij klubi, është që të ndihmojë atë në gjetjen e horizonteve të reja dhe të ju sjellë kënaqësi miliona fansave që ka nëpër gjithë Botën” – tha Nejmar.
🤔
Публикувахте от PSG – Paris Saint-Germain в 3 август 2017 г.