Përfaqësuesja e Maqedonisë në futsal në mesin e dhjetorit do të luajë dy ndeshje kundër Holandës dhe Andorrës në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Europian 2026.
Ndeshjen e parë të përzgjedhurit e seleksionuesit Vasko Skenderovski do ta zhvillojnë kundër Holandës në transfertë. Kjo ndeshje në program është me datë 13 dhjetor dhe e njëjta do të zhvillohet në Almere, me fillim nga ora 19:30, ndërsa ndeshjen e dytë eliminatore kundër Andorës do ta zhvillojnë në Shkup.
Kjo e fundit do të zhvillohet me datë 18 dhjetor në palestrën sportive “Jane Sandanski” me fillim nga ora 19:00.
Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë në futsal, Vasko Skenderovski, për këto dy ndeshje mjaft të rëndësishme, ka vendosur të thërrasë këta futsalistë:
Antonio Petrovski
Ivan Stojanovski
Nikolla Spasovski
Zoran Levski
Taulant Ismaili
Daniel Marinho De Souza
Mario Blagojevski
Sadat Ziberi
Dragan Petroviq
Igor Leovski
Dimitar Janev
Jakup Ramadani
Ivan Krstevski