FC Shkupi arrinë kontratë profesionale me talentin Ariton Mehmedi

Ariton Mehmedi ka nënshkruar kontratë profesionale me  FC Shkupin.

17-vjeçari debutoi të martën në ndeshjen kundër Struga Trim Lum, duke plotësuar ëndërrën e fëmijërisë, ndërsa falë talentit që posedon ky futbollistë, drejtuesit e klubit nga Çairi vendosën që ti ofrojnë edhe kontratën e parë profesionale.

Me Mehmedin, FC Shkupi ka firmosur kontratë 3-vjeçare, duke besuar fuqishëm në cilësitë e tij dhe se të njëjtat do ti shpalos edhe me fanellën e ekipit të parë.

Mehmedi luan si sulmues krahu (djathtas dhe majtas), teksa i njëjti edicionin e kaluar me ekipin e të rinjëve në 22 ndeshje, realizoi plotë 21 gola.

Është ky hapi i parë, i paralajmëruar edhe nga drejtuesit e rinj të FC Shkupit, me në krye presidentin Yasin Konyali, i cili që nga dita e parë nga ana e Drejtorit Sportiv, Nderim Nexhipi, kishte kërkuar që të ju jepet më shumë hapësira talentëve të rinj në skuadër.

Leave a Reply