Pas fitores 3:0 kundër Trakait të Lituanisë dhe avansimit në raundin e rradhës, trajneri i Shkëndijës Qatip Osmani është shfaqur i kënaqur para mediave, ku ka vlerësuar me nota maksimale paraqitjen e ekipit dhe koleksionimin e një tjetër rezultati historik.
“Pikë së pari e faleminderoj për përkrahjen e publikut. Sa i përket lojës, mendojë që lojtarët e Shkëdijës treguan pjekuri si ekip, një qetësi edhe kur nuk shënuam në fillim dhe nuk shpejtuam në aksione, golat erdhën në kohë, ndërsa pas golit të dytë u pa qartë se Shkëndija do të vazhdojë në plej of”, tha Osmani.
Trajneri Osmani ishte i kënaqur edhe nga të rinjët që i aktivizoi në ndeshjen me Trakain, si zëvendësues të tre mungesave si Cuculi, Zhunior e Vujçiç.
“Edhe këta lojtar të rinjë që u aktivizuan në vend të atyre që ishin të lënduar, e treguan mirë vetën”. Sigurisht që të tre këto lojtarë të ri do t’i shohim edhe në kampionat. Bëhet fjalë për lojtar kualitativ. Gjithashtu ardhmëria e Shkëndijës bazohet në lojtar të rinjë”, u shpreh Osmani.