Nderim Nexhipi: FC Shkupi është simbol i shqiptarëve, të kontribuojmë të gjithë së bashku

Ne Daily Click në TV21, Nderim Nexhipi gjithashtu potencoi se FC Shkupi është simbol i të gjithë shqiptarëve dhe duhet që të gjithë të kontribuojnë për këtë klub me traditë të madhe. Ai duke përmendur edhe “Shvercerat”, lojtarin e 12-të, të skuadrës nga Çairi, tha se klubi mund të rikthehet në vendin e duhur, por njëkohësisht kërkoj durim nga ana, pasi sipas tij gjërat nuk mund të ndryshohen brenda natës.

“FC Shkupi është simbol i shqiptarëve dhe duhet të gjithë të kontribuojmë për ekipin e zemrës. Kemi nevojë për ndihmën e secilit, që tani klubi ka një pronar të ri, ata më kanë vendosur në krye të këtij projekti dhe besoj se së bashku me ndihmën e tifozëve, ndihmën e ‘Shvercerave’ prej të cilëve edhe pse nuk është e lehtë, unë publikisht kërkoj që të kenë durim, sepse gjërat do të ndryshojnë, sepse brenda natës nuk arrihet asgjë. Duhet durim, unë nuk them se garantoj sepse këto gjëra në futboll nuk shkojnë me garancë, por jam i sigurtë se me një punë të mirë nga të gjithë ne, do ta kthejmë klubin aty ku e ka vendin”, – tha Nexhipi.

Leave a Reply