Futbollistët shqiptarë ‘pushtojnë’ formacionin e javës në Zvicër

Këtë fundjavë në program në elitën e futbollit zvicerian në program ishin ndeshjet e javës së 15-të, teksa ndeshja kryesore u zhvillua në “St Jacob Park”, aty ku mejdanin ndanë Bazeli dhe Servette.

Skuadra vendase regjistroi fitore 3:1 falë një paraqitje spetakolare të yllit “dardan”, Xherdan Shaqiri, i cili i realizoi që të tre golat, duke mundur i vetëm skuadrën e Servette.

Ndeshje interesante ishte edhe ajo mes Luganos dhe Cyrihut, ku fitorja u takoi vendasve me rezultat të thellë 4:1.

Portieri me origjinë nga Kosova, Amir Saipi ishte fantastik në këtë duel, ndërsa paraqitje të mirë pati edhe qendërmbrojtësi Albian Hajdari, ndërkohë sulmuesi “dardan”, Shkëlqim Vladi, doli të jetë një ndër golashënuesit te skuadra e Luganoës, që pas kësaj fitore vazhdon garën kokë me kokë me Bazelin e Shaqirit, që të dyja skuadrat me nga 28 pikë në krye të tabelës së klasifikimit.

“SofaScore” ka publikuar formacionin më të mirë të javës së 15-të në Zvicër, ku përveç Xherdan Shaqirit, në të kanë zënë vend edhe Amir Saipi dhe Albian Hajdari.

 

 

Leave a Reply