Sot të gjitha rrugët na çojnë drejt stadiumit të Çairit! “Shvercerat” festojnë 35 vjetorin, duan fitore ndaj Sileksit

Sot Çairi pritet të jetë epiqendra e futbollit, aty ku mejdanin do të ndajnë dy ish skuadrat kampione të vendit, FC Shkupi dhe Sileksi. Plotë 13 tituj peshojnë këto dy skuadra, me FC Shkupin që për herë të fundit kampion doli në vitin 2022.

Pikërisht titulli kampion do të jetë synimi i skuadrës shkupjane me pronarët e rinj, që vijnë nga Gjermania.

Pronari i ri do të jetë prezent në shkallët e stadiumit, që pritet të jetë i stërmbushur, duke i uruar një mirëseardhje të ngrohtë presidentit të ri.

Pikërisht ndeshja e sotme kundër Sileksit do të jetë testi i parë i skuadrës nga Çairi, për të dëshmuar veten si në tribuna, po ashtu edhe në fushën e blertë para pronarit të ri.

“Shvercerat” do të kenë fjalën kryesore në tribuna, derisa futbollistët në fushën e blertë.

Leave a Reply