Skuadra e rinovuar e Milanit është kualifikuar për në ndeshjet e “Play-Off” të Liga Evropa, pasi edhe në ndeshjen e dytë mundi skuadrën rumune të Krajova. Pas fitores 1:0 në transfertë, sonte “kuqezinjtë” në SAN Siro para 66 mijë spektatorëve shënuan fitore me rezultatin 2:0, falë golave të shënuar nga Bonaventura në minutën e 9-të dhe Patrik Krutone në minutën e 52-të.
Rikujtojmë në ndeshjen e parë për Milanin kishte realizuar Rikardo Rodrigez.
Trajneri i Milanit, Vinçenco Montella për dallim nga ndeshja e parë, sonte në fushë kishte zbritur me tre ndryshime. Andrea Konti, Manuel Lokateli dhe Suso kishin filluar që nga starti, në vend të Ignasio Abate, Rikardo Montolivo dhe Fabio Borinit.