UEFA ka marrë vendimin zyrtar për skandalin në ndeshjen e ndërprerë Rumani-Kosovë në kuadër të Ligës së Kombeve, Liga “C”, ku për shkak të thirrjeve raciste, futbollistët “dardan” u larguan nga fusha e lojës në minutat e fundit të takimit të zhvilluar në Bukuresht.
Insituticioni më i rëndësishëm i futbollit në Europë vendosi që Rumania të fitojë ndeshjen ne tavolinë me rezultatin 3:0. Përveç kësaj, Federata e Futbollit të Kosovës është gjobitur me 6000 euro, për sjellje të pahijshme të skuadrës.
Kur janë në pyetje gjobat, Federata Rumune e Futbollit ka kaluar edhe më keq, pasi e njëjta është dënuar me plotë 128,000 euro pas thirrjeve raciste, hedhjes së objekteve në fushë, si dhe fishkëllimit të himnit të Kosovës nga ana e tifozëve të tyre.
Pas gjithë këtyre gjesteve të pahijshme të rumunëve, ishte kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani që kishte vendosur të tërheq skuadrën në dhomat e zhveshjes, për të vendosur më pas që të mos rikthehen në fushë, pavarësisht presionit të rumunëve apo instancave të UEFA-s.
Vendimi:
Të shpallë ndeshjen e Ligës së Kombeve 2025 ndërmjet ekipeve përfaqësuese të Federatës Rumune të Futbollit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës, e cila u luajt më 15 nëntor 2024, një ndeshje e braktisur nga Federata e Futbollit të Kosovës (e cila për këtë arsye konsiderohet se ka humbur ndeshjen 3-0) për përgjegjësinë për mosluajtjen e plotë të ndeshjes (siç parashikohet në Nenin 25.01 Rregulloret e UEFA Nations League).
Të gjobisë Federatën e Futbollit të Kosovës me 6000 euro për sjellje të pahijshme të skuadrës së saj.