Përballja ndaj Ukrainës, Sylvinho vjen me dy ndryshime në sulm!

Dueli me Ukrainën që do të luhet sonte në “Air Albania” në orën 20:45 është cilësuar si një finale për “kuqezinjtë” e brazilianit Silvinjo, i cili për shkak mungesës së shkupjanit Jasir Asani dhe rikthimit të Mirlind Dakut, ka vendosur të bëjë ca ndryshime në repartin e sulmit.

Ndërkohë pjesa tjetër e skuadrës, përfshirë portën, mbrojtjen dhe mesfushën, pritet të jetë e njëjta.

Kështu në portë si gjithmonë vendoset Strakosha, teksa para tij do të rreshtohet 4-shja, Balliu-Ismajli-Ajeti-Mitaj. Përpara mbrojtjes do të jenë Asllani dhe Ramadani, ndërsa pak më i avancuar se ata, do të jetë Laçi.

Vendin e Asanit pritet ta marrë kumanovari, Seferi, ndërsa si gjithmonë tetovari Bajrami do të jetë në krahun tjetër.

Këtë herë sulmi i është besuar Mirlind Dakun, i cili i merr vendit Tucit pas rikthimit nga pezullimi.

Leave a Reply